Një zjarr masiv shpërtheu në një restorant në Most të Çekisë, ku si pasojë mbetën të vdekur gjashtë persona, thanë shërbimet e urgjencës të dielën.
“Zjarri u përhap jashtëzakonisht shpejt pasi një ngrohës me gaz u rrëzua”, postoi shërbimi lokal i zjarrfikësve në X.
Tetë persona u plagosën nga shpërthimi që ndodhi vonë të shtunën në mbrëmje, dhe 30 persona u evakuuan nga restoranti dhe ndërtesat përreth, tha shërbimi çek i shpëtimit, shkruan 18 news.
Radioja Çeke raportoi se rreth 20 të ftuar ishin në restorant në momentin e shpërthimit.