Lajme

Bekteshi, LDK: Do t’i qëndrojë prapa qëllimit për një të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët e vendit

01/12/2025 08:05
nga:G C

Linda Bekteshi theksoi në një postim të fundit se ndryshimi është duke u realizuar dhe e dëshmoi këtë me tubimin masiv të Lidhjes Demokratike të Kosovës, raporton GazetaBlic.

Ajo zyrtarizoi kandidaturën për deputete të Kuvendit në hapjen e fushatës për zgjedhjet e 9 shkurtit, duke u angazhuar të qëndrojë për përmirësimin e të ardhmes për qytetarët.

Bekteshi falënderoi qytetarët e Obiliqit dhe aktivistët për mbështetjen e tyre të jashtëzakonshme.

E plotë:

Se ndryshimi po bëhet këtë më së miri e dëshmoi sot tubimi masiv i Lidhjes Demokratike të Kosovës ✌🏼

Në hapjen e fushatës për zgjedhjet e 9 shkurtit zyrtarizova edhe një herë kandidaturën time për deputete të Kuvendit.

Me përkushtimin më të madh do t’i qëndrojë prapa qëllimit për një të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët e vendit.

Falenderoj qytetarët e Obiliqit dhe aktivistët për mbështetjen e tyre të jashtëzakonshme.

#BëhuNdryshimi
#Voto 124 LDK
Voto Linda Bekteshi 66
Voto Xhafer Gashi 11