Lajme

‘Ishte një festë e vërtetë e fitores’- Imri Ahmeti falënderon përkrahësit që morën pjesë në hapjen e fushatës!

01/11/2025 21:33
nga:Y I

Kandidati i LDK-së për deputet, Imri Ahmeti, ka falenderuar përkrahësit për pjesmarrjen në hapjen zyrtare të fushatës.

Ahmeti shprehu mirënjohje për aktivistët dhe përkrahësit që morën pjesë në hapjen e fushatës duke e quajtur këtë moment një “festë të fitores”.

“Ishte një festë e vërtetë e fitores falë pranisë dhe kontributit tuaj të jashtëzakonshëm” shkruan Ahmeti raporton “Gazeta Blic”.

Postimi i plotë:

Të nderuar aktivistë dhe veprimtarë të LDK-së,

Ju falënderoj nga zemra për pjesëmarrjen tuaj sot në tubimin e hapjes së fushatës së Lidhjes Demokratike të Kosovës. Ishte një festë e vërtetë e fitores falë pranisë dhe kontributit tuaj të jashtëzakonshëm.

Faleminderit shumë!

Vazhdojmë së bashku për të sjellë ndryshimin. ✌️

#LDK124

#BëhuNdryshimi