Lajme

Jeta Statovci: Qeveria ka vendosur standard të ri, takon qytetarët për t’u dhënë përgjegjësi

01/11/2025 17:53
nga:Mergim Rreci

Deputetja Jeta Statovci deklaroi se qeveria ka vendosur një standard të ri në politikën e Kosovës.

Përmes një njoftimi në Facebook, Statovci u shpreh se për herë të parë, qeveria nga komuna në komunë ka takuar qytetarët për t’i dhënë përgjegjësi për të gjitha punët, sfidat dhe arritjet.

“Prishtina që iu prin fitoreve.

Një tjetër standard i ri në politikën e Kosovës, që Qeveria për herë të parë, para se të hyjmë në zgjedhje, nga komuna në komunë, takon qytetarët për t’i dhënë përgjegjësinë për të gjitha punët, sfidat, arritjet dhe sukseset”, shkroi Statovci.

Statovci në këto zgjedhje do të garojë serish për karrigen e deputetes, me numrin 26 në listën e përbashkët LVV-Guxo.