Lajme

Zjarret shkatërruese në Los Anxhelos, Osmani: Jemi me ju

01/11/2025 13:14
nga:Sh R

Presidentja Vjosa Osmani ka reaguar në lidhje me zjarret vdekjeprurëse e shkatërruese në Los Anxhelos.

Në një postim në X, ajo tha se populli i Kosovës është me njerëzit e Los Anxhelosit.

“Për ata që kanë humbur të dashurit, shtëpitë dhe kujtimet e dashura, ne vajtojmë me ju. Ne gjithashtu nderojmë thellësisht guximin dhe përpjekjet e palodhura të reaguesve të parë që rrezikojnë gjithçka për të shpëtuar jetë dhe komunitete”, shkroi Osmani në X.

Deri më tani, raportohet për 11 viktima, ndërsa dëmet materiale janë shumë të mëdha.