Lajme

Reshje të mëdha të borës, disa automjete bllokohen e disa me vështirësi e kalojnë Veternikun

01/11/2025 11:21
nga:Sh R

Është bllokuar qarkullimi i automjeteve në lagjen e Veternikut, në drejtimin në dalje të Prishtinës.

Klankosova.tv ka siguruar video nga vendi i ngjarjes në të cilat shihen veturat e bllokuara, por edhe me vështirësi të qarkullimit.

Kjo shkak i reshjeve të mëdha të borës dhe mospastrimit të kësaj zone.