Lajme

Përurohet çerdhja në Obiliq, Xhafer Gashi: Kishim kërkesa të vazhdueshme për realizimin e këtij projekt

01/10/2025 14:56
nga:Sh R

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, njëherit edhe kandidat për deputet nga radhët e LDK-së, sot së bashku me ministren e arsimit Arbërie Nagavci dhe kryesuesit e Kuvendit Komunal kanë inauguruar çerdhen në fshatin Milloshevë.

Gashi thotë se përfundimi i këtij projekti është shumë i mirëpritur nga banorët e fshatit dhe zonave përreth.

Postimi i plotë:

Së bashku me Ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, znj. Arbërie Nagavci, kryesuesen e Kuvendit Komunal, nënkryetarin, drejtorët komunalë, asambleistët dhe bashkëpunëtorët, sot kemi inauguruar çerdhen në fshatin Milloshevë. Ky projekt u realizua në bashkëpunim mes Komunës së Obiliqit dhe MASHTI-t, si rezultat i kërkesave të vazhdueshme nga ana e komunës për realizimin e tij.

Përfundimi i një projekti të tillë është shumë i mirëpritur nga banorët e fshatit Milloshevë dhe zonave përreth. Ky projekt përfaqëson një vazhdimësi të angazhimit tonë për të ofruar kushte të përshtatshme për edukimin e brezave të rinj, fëmijëve tanë. Përkushtimi ynë në sigurimin e një të tashmeje të mirë për ta, mbetet garanci e një të ardhmeje të ndritur.

Falënderoj Ministren Arbërie Nagavci për mbështetjen dhe Drejtorin Komunal të Arsimit për përkushtimin e tij në realizimin e këtij projekti!

Xhafer Gashi