Kandidati i VV-së për deputet, Mefail Bajqinovci, ka zhvilluar një diskutim mobilizues me banorët e lagjes së vjetër të Prishtinës, afër tregut të Gjelbërt, raporton GazetaBlic.
Gjatë takimit, Bajqinovci theksoi rëndësinë e angazhimit dhe bashkëpunimit me qytetarët për fitoren e ardhshme.
Ai shfrytëzoi mundësinë për të dëgjuar sugjerimet dhe propozimet e qytetarëve, duke e konsideruar këtë si një mundësi të shkëlqyer për të zhvilluar fushatën dhe për të siguruar përkrahjen e nevojshme për të ardhmen.