Një 52-vjeçar shqiptar, Artan Kaja është gjetur i vdekur dy ditë më parë (7 janar 2025) në ambientet e kompanisë së tij në Itali.
Fillimisht vdekja e tij dyshohej se ishte për shkaqe natyrale, por nga hetimet është zbuluar se ai ishte vrarë me armë zjarri.
Sipas mediave italiane, pasditen e sotme, policia ka arrestuar një person të dyshuar për vrasjen. Bëhet fjalë për një tjetër shqiptar.
Ende po punohet me zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Artan Kaja ishte baba i dy fëmijëve dhe prej vitesh jetonte dhe punonte në Itali.
/Euronews Albania/