Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së nga Podujeva, Ekrem Hyseni, ka ndarë në rrjetin social facebook videon e një djaloshi të ri i cili jeton në SHBA dhe që aktualisht po qëndron në vendlindje, ku edhe do të qëndrojë për të votuar.
Lendrit Potoku nga Perani tha se edhe se ai do t’a ndjekë rrugën tradicionale të familjes, duke votuar për Lidhjen Demokratike të Kosovës.
“Jam Lendrit Potoku jetoj në Ameikë. Këtu kam ardhur për të qenë afër familjes por edhe për një arsye tjetër, shkaku që me 9 shkurt mbahen zgjedhjet. E kam pas biletën me 2 shkurt por e kam shtyrë deri me të 10-in. Unë jam votues i ri, i bëj tani 19 vjeç dhe do të votoj LDK-në” tha Lendriti.
E kandidati Hyseni tha se besimin e marrë kanë për t’a kthyer me dinjitet pas katër vitesh, raporton “Gazeta Blic”.
Postimi i plotë: