Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një tubim në Ferizaj ka theksuar angazhimin për vazhdimin e zhvillimit dhe përparimit të vendit, duke shtuar se rrjedha e Lëvizjes Vetëvendosje as nuk ndahet dhe as nuk ndalet, raporton GazetaBlic.
Kurti u shpreh se me përkrahjen e qytetarëve do të vazhdojnë të ecin krah për krah drejt datës 9 shkurt, duke siguruar më shumë rritje, zhvillim dhe siguri për qytetarët.
Ai falënderoi qytetarët e Ferizajt për mikpritjen dhe mbështetjen, duke i ftuar ata që të bashkohen në tubimin e radhës më 19 janar në Sallën e Sporteve “Bill Clinton”.