Mefail Bajqinovci, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për deputet me numrin 48, ka theksuar mbështetjen e jashtëzakonshme dhe pjesëmarrjen masive të qytetarëve në aktivitetet e partisë, duke e quajtur këtë si një dëshmi të besimit të qytetarëve në vizionin e Lëvizjes Vetëvendosje, raporton GazetaBlic.
Ai ka shtuar se Llapi ka qenë dhe do të mbetet gjithmonë në ballë të ndryshimeve pozitive dhe përparimit.
Bajqinovci, i cili kandidon me numrin 48, shprehu besimin se Lëvizja Vetëvendosje do të vazhdojë të udhëheqë me reforma dhe zhvillim të qëndrueshëm.