Autoritetet ukrainase raportuan mëngjesin e sotëm se 113 persona janë konfirmuar se janë plagosur në një sulm rus në Zaporizhzhia të Ukrainës.
Nga ky sulm u godit një zonë banimi, ku humbën jetën 13 persona, raporton Sky News.
Guvernatori rajonal, Ivan Fedorov tha se shërbimet mjekësore të qytetit morën më së shumti kërkesa për ndihmë pas një sulmi të ndodhur, që nga fillimi i luftës atje.
Ndërkaq, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky dje dënoi këtë sulm, duke e quajtur mizor.