Karim Benzema vizitoi hotelin e ekipit të Real Madridit në Arabinë Saudite përpara gjysmëfinales së Superkupës së Spanjës kundër Mallorca.
Ish-ylli i Madridit, që tani luan për Al Ittihad, u takua me ish-shokët e tij të skuadrës para ndeshjes.
Benzema foli mirë për skuadrën aktuale të Real Madridit, duke thënë: “Skuadra e Real Madridit këtë vit? Skuadra më e mirë. Ata janë shumë të fortë, të gjithë lojtarët. Real Madrid është skuadra më e mirë në botë.”
Ai gjithashtu ndau mendimet e tij për Kylian Mbappe, duke shtuar, “Kylian Mbappe? Ndihma e tij do t’u japë madrilenëve shumë emocione.”
Ai përfundoi duke thënë: “Nëse e fitojmë këtë ndeshje do të shkojmë në finale, Real Madrid është skuadra më e mirë në botë, sulmi i Real Madridit është një ëndërr e realizuar dhe Mbappe do t’u japë tifozëve madrilen shumë shpresë”.
/GazetaBlic Sport