Juventusi ka ndaluar zyrtarisht dhjetë tifozë të Torinos që shkaktuan ‘dëm strukturor’ brenda Allianz Stadium gjatë një derbi të Serie A nëntorin e kaluar.
Dhjetë tifozë të Torinos janë përjashtuar nga Juventusi pas derbit të fundit ‘della Mole’, transmeton GazetaBlic Sport.
“Me rastin e ndeshjes Juventus-Torino, e cila u zhvillua më 9 nëntor 2024, në stadiumin Allianz, sjellja e disa tifozëve të skuadrës vizitore bëri që Juventus të aplikonte “Codice di Gradimento” sipas “Kodit të Sjelljes” tha Zonja e Vjetër në një deklaratë.
Kujtojmë që problemet e tilla janë shpeshtuar në kohën e fundit në Serie A, ku para disa javësh edhe disa tifozë të Napolit u ndaluan nga autoritetet italiane.
/GazetaBlic Sport/