Sporti

‘The Athletic’: Arsenali mund të provojë transferimin e Edon Zhegrovës

01/09/2025 14:22
nga:Mergim Rreci

Raportimet e ndryshme për të ardhmen e Edon Zhegrovës po vazhdojnë.

Sipas mediumit të njohur ndërkombëtar ‘The Athletic’, Arsenali po provon transferimin e tij në këtë merkato, transmeton GazetaBlic Sport.

Me kontratën e tij që skadon në verë, mund të ketë një mundësi për Arsenalin që të synojë tani dhe ta marrë atë për një çmim të mirë.

Arsenali ka pasur sukses historikisht në blerjet në tregun francez dhe kjo gjë mund të ndikojë edhe në finalizmin e marrëveshjes për Zhegrovën.

/GazetaBlic Sport/