Sporti

Drenica siguron transferimin e një tjetër sulmuesi nga Superliga

01/09/2025 12:17
nga:Mergim Rreci

Sulmuesi Armend Gashi, është përforcimi i radhës i skuadrës së Drenicës.

Ai ka luajtur më parë për skuadrat si Prishtina, Trepça ’89 dhe së fundmi pjesë e Feronikelit ku pati 13 paraqitje gjatë stinorit vjeshtor, transmeton GazetaBlic Sport.

Palët kanë nënshkruar marrëveshje gjashtë muajshe, deri në fund të edicionit 2024/2025.