Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Veton Elshani, ka thënë se situata e sigurisë në veri të vendit është e qetë, por delikate.
Për paralajmërimet për tensione në veri, ai ka thënë se nuk mund të përjashtohet, por siç është shprehu ai, Policia e Kosovës është e gatshme për të reaguar.
Elshani në emisionin “InfoNata” ka thënë se ata janë për të ofruar shërbime për qytetarët dhe se këtë po e realizojnë.
“Situata është e qetë, delikate, jemi numër i mjaftueshëm i policëve në veri të vendit, sepse ne jemi për të ofruar siguri tek qytetarët dhe atë jemi duke e bë. Konsiderojmë se kemi numër të mjaftueshëm me reaguar në qoftë se ka nevojë. Nuk e përjashtojmë ndonjë ngjarje që mund të ndodhë, ndonjë protestë, ndonjë sulm të mundshëm, po ne jemi të reagojmë në rast se ato ndodhin”, ka thënë Elshani.