Kandidati i PDK-së për deputet me numrin 7, Rrahman Rama, ka vazhduar fushatën e tij duke bërë takime “derë më derë” në lagjet e Mitrovicës. Ai ka theksuar atmosferën e ngrohtë dhe vendosmërinë e qytetarëve për ndryshime të mirëfillta, raporton GazetaBlic.
Në takimin e tij në lagjen 2 Korriku, Rama u prit me shumë përkrahje dhe shprehu mirënjohjen për mbështetjen e marrë.
Ai vazhdon të promovojë angazhimin e tij për një të ardhme më të mirë për qytetarët e Mitrovicës.