Lajme

Bashkimi që na çon përpara: Limaj flet nga Nekofci për rrugën e sigurt të Kosovës

01/08/2025 20:44
nga:G C

Kreu i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka përmbyllur ditën në Nekofc të Drenasit, duke qëndruar me miq dhe bashkëluftëtarë, raporton GazetaBlic.

Ai theksoi se vetëm me bashkim mund të avancojmë përpara dhe se koalicioni i tij përfaqëson forcën dhe përfaqësimin dinjitoz të qytetarëve të Kosovës.

Limaj u angazhua për punë të mira, siguri, rritje ekonomike, pavarsim energjetik dhe antarësim në NATO, duke u zotuar për një “Kosovë fituese”.

Ai theksoi se qytetarët janë rreshtuar pas vizionit të koalicionit për një të ardhme më të sigurt dhe me dinjitet për shtetin.