Amad Diallo ka rënë dakord për një kontratë të re afatgjatë me Manchester United, duke siguruar të ardhmen e tij në Old Trafford, raporton Fabrizio Romano.
Anësori 22-vjeçar, i cili është bërë pjesë e pandashme e skuadrës nën drejtimin e trajnerit të ri Ruben Amorim, ka vënë në letër një zgjatje kontrate që do ta mbajë atë në klub deri në vitin 2029.
United pritet të zyrtarizojë marrëveshjen e re sa më shpejt të jetë e mundur.
Diallo ka shijuar një sezon të jashtëzakonshëm, duke shënuar 6 gola dhe duke dhënë 7 asistime në 27 paraqitje për Man United.
/GazetaBlic Sport