Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Bekë Berisha, ka qëndruar gjatë ditës së sote në Gjilan.
Berisha tha se në këtë qytet është takuar me njerëz të angazhuar dhe të vendosur, të cilët besojnë në fuqinë e ndryshimeve pozitive për shoqërinë dhe shtetin.
Ai ka thënë se së bashku do të punojnë për një të ardhme më të mirë.
“Në qytetin e Gjilanit, u takova me njerëz të angazhuar dhe të vendosur, të cilët besojnë në fuqinë e ndryshimeve pozitive për shoqërinë dhe shtetin tonë. Së bashku, do të punojmë për një të ardhme më të mirë, ku çdo hap do të jetë një hap më afër prosperitetit dhe mirëqenies për të gjithë qytetarët” shkruan Berisha raporton “Gazeta Blic”.
Kujtojmë se Berisha në këto zgjedhje kandidon me numrin 8.
Postimi i plotë:
Në qytetin e Gjilanit, u takova me njerëz të angazhuar dhe të vendosur, të cilët besojnë në fuqinë e ndryshimeve pozitive për shoqërinë dhe shtetin tonë.
Së bashku, do të punojmë për një të ardhme më të mirë, ku çdo hap do të jetë një hap më afër prosperitetit dhe mirëqenies për të gjithë qytetarët.