Kandidati i VV-së për deputet me numrin 48, Mefail Bajqinovci, ka vizituar dy nga kompanitë më të rëndësishme prodhuese në Podujevë, fabrikën e tjegullave Eurobllok dhe fabrikën Beselica për prodhimin e dritareve, raporton GazetaBlic.
Ai ka shprehur kënaqësinë për përkushtimin dhe punën e palodhshme të familjes Beselica, që ka ndërtuar një histori suksesi në sektorin e prodhimit.
Bajqinovci vlerësoi këto biznese për krijimin e vendeve të punës dhe përkushtimin e tyre ndaj cilësisë dhe inovacionit, duke theksuar rëndësinë e kontributit të tyre në zhvillimin ekonomik të Kosovës.
E plotë:
Sot pata kënaqësinë të vizitoj dy nga kompanitë më të rëndësishme prodhuese në Podujevë fabrikën e tjegullave Eurobllok dhe fabrikën për prodhimin e dritareve Beselica.
Ishte mbresëlënëse të shihja përkushtimin dhe punën e palodhshme të familjes Beselica, e cila me profesionalizëm dhe vizion ka ndërtuar një histori suksesi në sektorin e prodhimit.
Këto kompani jo vetëm që krijojnë vende pune për shumë qytetarë, por janë edhe shembull i përkushtimit për cilësi dhe inovacion në tregun vendor.
Jam krenar që kemi biznese të tilla në Kosovë, që kontribuojnë në zhvillimin ekonomik dhe fuqizimin e vendit tonë.