Fatmir Limaj, kryetar i NISMA-s, përmes një postimi në rrjetin social facebook, ka thënë se koalicioni ku ai bënë pjesë është koalicioni më i madh që ka Kosova, dhe se i njëjti përfaqëson të gjitha shtresat e shoqërisë.
Tutje, Limaj ka shtuar edhe se qytetarëve u garantojnë një të ardhme të sigurt anëtarësimi në NATO si dhe siguria energjetike.
‘‘Ky muaj është një mundësi për të gjithë qytetarët që të vlerësojnë përpjekjet tona dhe të mos lejojnë që shpifjet, mashtrimet dhe gjuha e urrejtjes të ndikojnë në kursin e Kosovës. Koha është për të vlerësuar subjektet politike që kanë #veçVEPRA konkrete , jo fjalë të thëna pa argumente’’, ka shkruar ai mes tjerash.
Ndër të tjera ai thotë se dëshmitë për veprat që kanë realizuar janë prova të qarta të angazhimit dhe përkushtimit tonë për vendin.
Postimi i plotë: