Lajme

Miratohet dizajni i fletëvotimit të 9 shkurtit, jo edhe buxheti për grupet parlamentare

01/08/2025 14:55
nga:N K

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka arritur që t’i ndajë mjetet nga fondi për mbështetjen e subjekteve parlamentare për muajt janar dhe shkurt.

KQZ-ja nuk arriti që të marrë vendim për caktimin e lartësisë së mjeteve pasi anëtarët e PDK-së, LDK-së dhe AAK-së nuk morën pjesë në votim, pasi në këto shpenzime ishte edhe Lista Serbe.

Ndërsa, në këtë mbledhje, KQZ-ja e ka miratuar dizajnin e fletës së votimit për zgjedhjet e 9 shkurtit.