Maldini Kacurri debutoi me ekipin e parë të Arsenalit në moshën 18-vjeçare.
Mbrojtësi shqiptar konsiderohet me të ardhme në klubin anglez, që e aktivizon te moshat.
Nga Fulhami u afrua në verën e vitit 2022.
Tashmë Arsenali po shikon për mundësinë më të mirë, që Kacurri ta tregojë veten në një tjetër skuadër.
Kështu opsioni i mundshëm në këtë merkato dimri është huazimi. Preferohet që talenti kuqezi të mbetet brenda Anglisë.
“The Athletic” nuk sheh vetëm Kacurrin pranë huazimit, por dhe të tjerë të talentua.