Theo Hernandez pranon se lojtarët e Milanit duhet të marrin pak faj për shkarkimin e Paulo Fonseca-s, por si ai ashtu edhe Tammy Abraham festojnë ndikimin e Sergio Conceicao në Superkupën e Italisë.
Skuadra e Milanit ka fituar trofeun e Superkupës së Italisë, pasi ka bërë një përmbysje të “çmendur” ndaj Interit nga 2-0 në 2-3, shkruan GazetaBlic Sport.
Theo realizoi golin e parë të Milanit për 2-1 dhe asistoi për 2-2.
“Ishte një paraqitje e shkëlqyer. E dinim që Interi ishte një ekip i madh, ishte një moment i vështirë për mua, por mendoj se tani po kthehem në formë. Nuk jam ende në 100 për qind, por po përpiqem të ndihmoj skuadrën”, tha Theo Hernandez për Sport Mediaset.
“Golin ia dedikoj gruas, djalit tim dhe tani së shpejti do të vijë edhe vajza e vogël për të rritur familjen”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport/