Kandidati i LDK-së për deputet me numrin 40, Sokol Havolli, së bashku me Kryetarin Lumir Abdixhiku, Ekrem Hysenin dhe kandidatët e degës së Podujevës dhe të Prishtinës, zhvilluan një vizitë në Sallabajë dhe Sekiraqë, raporton GazetaBlic.
Gjatë kësaj vizite, ata u pritën me entuziazëm nga banorët, të cilët sipas tij, po kthehen në shtëpinë e Lidhjes Demokratike të Kosovës, e cila është themeluese e shtetit të Kosovës.
Havolli theksoi se mbështetja e qytetarëve është dëshmi e forcës dhe përkushtimit të LDK-së për të vazhduar rrugën e zhvillimit dhe përparimit të Kosovës.