Një person është vrarë në një sulm në një autobus në Ukrainë.
Këtë e ka thënë edhe guvernatori rajonal i Khersonit, duke thënë se sulmi është bërë me dron dhe ka ndodhur në pjesën jugore të Ukrainës, raporton Sky News.
Guvernatori përmes një postimi në Telegram ka bërë të ditur gjithashtu se në sulmin me dron janë plagosur edhe nëntë persona.