Kandidati i PDK-së për deputet, Mërgim Lushtaku, ka shprehur krenarinë e tij për mundësinë që të mbajë numrin 100 në listën fituese të PDK-së, duke theksuar se vota e qytetarëve është çelësi për ndryshim dhe progres, raporton GazetaBlic.
Lushtaku theksoi se bashkë me qytetarët, vizioni dhe misioni i PDK-së është i qartë: “Kosova mundet më mirë!”
Ai falënderoi qytetarët për besimin e dhënë dhe premtuar se, së bashku, do të ndihmojnë në ndërtimin e një të ardhmeje më të ndritur dhe më krenare për Kosovën.
E plotë:
Të dashur qytetarë,
Jam i nderuar dhe krenar që në listën fituese të PDK-së, partisë me vlerat më të larta kombëtare, të mbaj numrin 100, ndërsa listën tonë e gjeni me numrin 131. Bashkë kemi një mision të qartë dhe një vizion të fuqishëm: Kosova mundet më mirë!
Falë besimit tuaj të palëkundur dhe përkrahjes suaj të jashtëzakonshme, çdo ditë po i afrohemi më shumë realizimit të synimeve tona të përbashkëta. Vota juaj është forca që na drejton! Ajo është çelësi për ndryshim, për progres dhe për ndërtimin e një të ardhme më të ndritur për Kosovën tonë.
Bashkë, e bëjmë Kosovën #MaMirë!
Bashkë, e bëjmë Kosovën krenare!