Lajme

Trageti kthehet me urgjencë në portin e Durrësit, gruaja shtatzënë pëson abort

01/06/2025 20:17
nga:G C

Një situatë emergjente mjekësore ka ndodhur ditën e sotme në tragetin “Af Marina,” i cili ishte nisur nga Porti i Durrësit në orën 13:00 drejt Barit. Rreth orës 15:50, Kapiteneria e Portit të Durrësit mori një njoftim për një rast urgjent të një shtetaseje shqiptare që kishte pësuar një abort spontan gjatë udhëtimit, raporton Top Channel.

Pasi u vlerësua situata, Kapiteneria urdhëroi menjëherë kthimin e tragetit për të mundësuar ndihmën e nevojshme mjekësore.

Rimorkiatori “Joni” u vendos në gatishmëri për të transportuar shtetasen Jolanda T. drejt portit, ndërsa në bashkëpunim me autoritetet portuale, një ambulancë e Autoritetit Portual Durrës (APD) u përgatit për ta transportuar atë në spital.