Kandidati i VV-së për deputet me numrin 48, Mefail Bajqinovci, ka theksuar mbështetjen masive të qytetarëve të Kodrës së Trimave, një prej lagjeve më të mëdha në Prishtinë, për Lëvizjen VETËVENDOSJE, raporton GazetaBlic.
Ai shprehu falënderimet për besimin dhe forcën që i kanë dhënë qytetarët për të vazhduar me angazhimin për zhvillim dhe drejtësi.
Bajqinovci tha se me këtë energji, nuk ka kthim mbrapa.
E plotë:
Kodra e Trimave, zemra e qëndresës dhe fuqisë qytetare!
Para qindra banorëve lagjja e ime, e dytë më e madhe në Prishtinë tregoi fuqishëm se e përkrah Lëvizjen VETËVENDOSJE.
Mbështetja juaj e palëkundur na jep forcë dhe besim për të vazhduar rrugën tonë drejt zhvillimit dhe drejtësisë.
Së bashku me kandidatët Ilir Kërçelin dhe kandidatën për Leonora Shabani bashkëbiseduam me qindra qytetarë.
Mefail Bajqinovci – Nr. 48
Voto për Lëvizjen, voto për të ardhmen!
S’ka kthim mbrapa!