Skuadra e Ballkanit ka rifilluar stërvitjet pas pushimit dimëror.
Ekipi i Orges Shehit ka nisur sot stërvitjet në Suharekë, teksa fazën përgatitore për sezonin pranveror do ta bëjë jashtë vendit, shkruan GazetaBlic Sport.
Drejtuesit e klubit vizituan sot skuadrën në stërvitje.
Ja postimi i Ballkanit:
“Tifozë të dashur të kampionit të Kosovës,
Skuadra është kthyer nga pushimi i shkurtër dimëror, duke nisur që sot planifikimin për sezonin pranveror të Superligës.
Fazën e dytë të përgaditjeve do ta zhvillojmë jashtë vendit, për t’u rikthyer më pas sërish në stadiumin tonë, kur edhe do të jemi 100% të gatshëm ta ndjekim rrugën e mbrotjes së titullit kampion.
Kryesia e FC Ballkanit me në krye presidentin Arsim Kabashi, i ka qëllimet e qarta për kampionat, andaj më të motivuar se kurrë, me punë e përkushtim maksimal, marshojmë drejt sukseseve të reja.
Na priftë e mbara”, shkruan klubi.
/GazetaBlic Sport