Lojtarët e klubit spanjoll të divizionit të katërt Deportivo Minera do të kenë mundësinë të përballen me gjigantin Real Madrid në një ndeshje nga 1/16 e finales së turneut të Kupës së Mbretit.
Duke qenë se lojtarët e klubit modest nga rajoni i Murcias pritet të dëshirojnë fanellat e yjeve të Real Madridit, për këtë është kujdesur “klubi mbretëror”.
Real Madrid ka arritur një marrëveshje me drejtuesit e Deportivo Mineiro që secili prej lojtarëve të tij të ketë një fanellë nga një lojtar i Los Blancos dhe këto fanella do të nënshkruhen.
“Ata na premtuan se të gjithë do të merrnim një fanellë. Unë personalisht kërkova atë të Jude Bellingham,” tha futbollisti i Minera, Juanmi Hereedero për Cadena Ser.
/GazetaBlic Sport