Lajme

Vazhdon ‘Turneu i ndryshimit’ në Klinë, Manaj: Pjesëmarrja e qytetarëve të kësaj ane është dëshmia e fitores së madhe të LDK-së me 9 shkurt

01/04/2025 17:20
nga:Sh R

Lidhja Demokratike e Kosovës ka vazhduar ‘Turneun e Ndryshimit’ në Klinë.

Kandidati për deputet nga kjo parti, Shkëmb Manaj me numër 29, thotë se pjesëmarrja e qytetarëve të kësaj ane është dëshmia më e mirë e fitorës së madhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës me 9 shkurt.

Postimi i plotë:

“Turneu i Ndryshimit” në Cerovik të Klinës! Pjesëmarrja e veprimtarëve dhe qytetarëve të kësaj ane është dëshmia me e mirë e fitores së madhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës me 9 shkurt 2025!

Klina e Ismet Rracit, e Kolë Berishes, e Hamit Krasniqit, e Prek Gjetajt dhe e shumë veprimtarëve atdhetarë, çdo ditë e me shumë po fuqizohet dhe po kthehet si forca e parë politike!

Bëhu pjesë e ndryshimit bashkë me Ne!

Lumir Abdixhiku 1✅
Shkëmb Manaj 29✅