Lajme

Plakolli përkujton Xhevat Isufin: Përkushtimi i tij i palëkundur për zhvillimin e shtetit tonë mbetet një frymëzim për të gjithë ne

01/03/2025 15:23
nga:Sh R

Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Gëzim Plakolli, ka përkujtuar Xhevat Isufin, njeriun që ia kushtoi jetën idealeve të lirisë, bashkimit dhe drejtësisë, raporton GazetaBlic.

Plakolli përmes një postimi në rrjetin social facebook, thotë se përkushtimi i tij i palëkundur për zhvillimin e shtetit tonë mbetet një frymëzim për të gjithë ne.

Postimi i plotë:

Sot, së bashku me anëtarët e kryesisë së degës, përkujtuam Xhevat Isufin, njeriun që ia kushtoi jetën idealeve të lirisë, bashkimit dhe drejtësisë. Përkushtimi i tij i palëkundur për zhvillimin e shtetit tonë mbetet një frymëzim për të gjithë ne. Le të vazhdojmë të ecim në rrugën që ai shtroi me guxim dhe dinjitet, duke mbajtur gjithmonë gjallë trashëgiminë e tij.

Lavdi!