Lajme

Policia e Gjilanit për një javë shqipton mbi 1100 gjoba trafiku

01/03/2025 09:42
nga:N K

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, përgjatë një jave në vazhdën e implementimit të planeve operative kanë shqiptuar 1120 gjoba trafiku, shkruan GazetaBlic.

Gjatë kësaj periudhe në kuadër të këtyre planeve janë ndërmarr aktivitete edhe në:

Hetim 17 aksidenteve të trafikut me dëme materiale, hetim i 17 aksidenteve të trafikut me të lënduar, shqiptuar masa e ndalim drejtimit të mjeteve motorike për 13 ngasës.

Tutje Policia në Gjilan me qëllim parandalimin e aksidenteve në trafik, apelon tek të gjithë ngasësit që të respektojnë dispozitat ligjore në trafik, bëni kujdes për të siguruar sigurinë tuaj dhe të tjerëve në rrugë gjatë vozitjes në mot me mjegull:

Kontrollo dritat: Sigurohu që dritat e makinës funksionojnë si duhet,

Përdor dritat e ulëta: Asnjëherë mos përdor dritat e larta, sepse ato reflektojnë në mjegull dhe përkeqësojnë dukshmërinë,

Mbaj një distancë të sigurt: Rrit distancën nga automjetet para,

Përdor vijat orientuese: Ndiq vijat anësore të rrugës,

Redukto shpejtësinë: Shpejtësia e ulët është thelbësore për të parandaluar aksidente,

Mos ndalo në rrugë: Nëse duhet të ndalosh, bëje larg rrugës kryesore dhe ndiz dritat paralajmëruese.