Lajme

Fluturimet e anuluara nga mjegulla, demantohet pas dy javësh Liburn Aliu

01/01/2025 23:22
nga:Mergim Rreci

Ministri i Infrastrukturës Liburn Aliu dy javë më parë deklaroi se trafiku ajror do të funksionojë pa ndërprerje edhe përkundër kushteve të vështira atmosferike, meqë Qeveria e Kosovës ka investuar në sistemin e avancuar të aterimit “ILC CAT 3B.

Por, nuk shkoi gjatë dhe ky premtim publik nuk u realizua.

Mbrëmjen e sotme janë anuluar fluturime për shkak të kushteve të pafavorshme të motit.

Në video që kanë dërguar lexuesit në adresë shihet gjendja e rënduar në aeroport nga mjegulla me ç’rast janë anuluar fluturimet.