Një vit e gjysmë më parë, Edinson Cavani u largua nga Evropa dhe u kthye në Amerikën e Jugut, duke nënshkruar me Boca Juniors.
Në tetor, sulmuesi uruguajan rinovoi kontratën me klubin argjentinas, e cila duket se do të jetë e fundit në karrierën e tij.
Kontrata e Cavanit me Boca-n është deri në dhjetor 2026, gjë që sugjeron se kjo është koha kur golashënuesi legjendar do të varë këpucët.
“E kam thënë tashmë se do ta mbyll karrierën time te Boca dhe mendoj se do ta bëj. Siç e thashë edhe ditën e parë, është një eksperiencë e pabesueshme. Po e shijoj. Është një përgjegjësi e madhe, por po kënaqem. Unë po jap gjithçka”, tha Edinson Cavani për Diario Olé.
/GazetaBlic Sport