Gjatë muajit dhjetor dyshohet se një grua në Gjilan është sulmuar seksualisht nga një burrë.
Në raport thuhet se sipas viktimës lidhur me rastin ka qenë në dijeni edhe bashkëshorti i saj, shkruan GazetaBlic.
Tutje, dy të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë arrestuar e dërguar në mbajtje.
“SULM SEKSUAL- Gjilan / 29.12.2024-22:30. Dyshohet se në muajin dhjetor viktima f/k është sulmuar seksualisht nga i dyshuari mashkull kosovar si dhe sipas viktimës lidhur me rastin ka qenë në dijeni edhe bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Dy të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë arrestuar e dërguar në mbajtje, rasti nën hetime.”


