Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, nesër ( e hënë), do të mbajë konferencë për media duke filluar nga ora 13:00.
Lajmin e ka bërë të ditur sonte Prokuroria Speciale me atë të një komunikate drejtuar mediave.
Tema e diskutimit nuk është bërë e njohur në këtë komunikatë.
Komunikata e plotë:
Ju njoftojmë se të hënën, 30 dhjetor 2024, duke filluar nga ora 13:00, Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, z. Blerim Isufaj, do të mbajë konferencë për media.
Konferenca do të mbahet në sallën në katin e III, në objektin e Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Rr. Luan Haradinaj, Prishtinë.
Ftohen përfaqësuesit e interesuar të mjeteve të informimit publik që ta përcjellin këtë ngjarje!
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sërish sonte ka sulmuar prokurorinë, për siç thotë ai “nuk reagojnë shpejt kur nuk bëhet fjalë për Lëvivizjen Vetëvendojse”, por “reagojnë shpejt kur VV bën ndonjë gabim të aluduar procedurial”.
Madje, Kurti prokurorët e Kosovës, i ka quajtur si “kërmij”, dhe “lepuj”.


