Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, ka thënë se ka qenë për të nder sot të merrte pjesë në festimin e Dtës së Veteranit, një ditë krenarie dhe force për historinë dhe të ardhmen e vendit, raporton Gazeta Blic.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se UÇK është nderi dhe krenaria e shqiptarisë dhe se veteranët janë djemtë dhe vajzat më të zotë të këtij vendi.
Postimi i tij i plotë:
UÇK është nderi dhe krenaria e shqiptarisë 🇦🇱.
Sot isha i nderuar të merrja pjesë në festimin e Ditës së Veteranit, një ditë krenarie dhe force për historinë dhe të ardhmen e vendit. Ishte dhe mbetet nder të qëndroj në rresht me kryetarin Haradinaj dhe të gjithë këta luftëtarë të lirisë.
Veteranët janë djemtë dhe vajzat më të zotë të këtij vendi.


