Lajme

Haxhiu merr mbështetje në fshatin e lindjes: Pa këta burra nuk do të isha ky që jam, bashkë për një Kosovë më të mirë

12/29/2024 21:30
nga:G B

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, i cili në zgjedhjet e 9 shkurtit mban numrin 109 si kandidat për deputet, ka takuar burrat e fshatit të tij, pa mbështetjen e të cilëve thotë se nuk do të ishte ky që është sot, raporton Gazeta Blic.

Ai ka thënë se si në luftë dhe në paqe nuk e kanë tradhtuar besimin e njëri-tjetrit dhe tani janë sërish bashkë për një Kosovë më të mirë.

Ai ka shprehur mirënjohje për ta, teksa u ka premtuar se do të jetë zëri i tyre në Kuvend.

Postimi i tij i plotë:

Pa mbështetjen e këtyre burrave, trimave të fshatit tim të lindjes nuk do të isha ky që jam. Si në luftë edhe në paqe nuk e tradhtuam besimin tek njëri-tjetri.

Edhe kësaj radhe jemi të bashkuar në të njëjtin qëllim për Kosovën më mirë.

Fuqishëm po i japin mbështetje PDK-së, kryeministrit të ardhshëm Bedri Hamza me nr.1 dhe mua me nr 109.

Mirënjohës përjetë.

Ju premtoj se do të vazhdoj të jem zëri juaj i fuqishëm në Kuvendin e Kosovës.