Sporti

Donjeta Sadiku “Boksierja e Vitit” 2024

12/27/2024 15:46
nga:Mergim Rreci

Boksierja Donjeta Sadiku është shpallur si boksierja më e mirë e vitit 2024 nga Federata e Boksit e Kosovës.

Ky vlerësim vjen pas një viti të suksesshëm për Sadikun, e cila arriti të sigurojë normën olimpike dhe të përfaqësojë Kosovën në Lojërat Olimpike “Paris 2024”.

Në kryeqytetin francez, ajo arriti deri në fazën e 1/8 së finales, duke treguar një paraqitje mbresëlënëse në skenën ndërkombëtare.

Çmimin Sadiku e pranoi gjatë ceremonisë tradicionale “Laureatët e Vitit”, të organizuar nga Federata e Boksit e Kosovës, ku u nderuan sportistët më të dalluar të vitit.