Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, ka kritikuar Qeverinë për situatën me rrymën, ndërsa tha se janë “skandaloze” shumat e paguara për import të energjisë elektrike.
Limaj thotë se planifikojnë që ta bëjnë pavarësimin energjetik dhe tha se prioritet do ta kenë renovimin dhe transformimin e blloqeve ekzistuese.
“Statistikat e publikuara në media për shumat marramendëse të paguara për import të energjisë elektrike tregojnë fytyrën e vërtetë të kësaj qeverie. Për katër vite, sipas raporteve të publikuara janë shpenzuar rreth 560 milionë euro për të blerë rrymë. Kjo më të vërtetë është skandaloze. Prandaj, të nderuar qytetarë, është shumë më rëndësi ta kemi pavarësimin energjetik. Dhe ne do ta bëjmë, nëse na jepni besimin më 9 shkurt’”.
Ndër të tjera ai thotë se brenda tri viteve do ta ndërtojmë termocentralin me 500 megavat, ku prioritet do ta kenë renovimin dhe transfromimin e blloqeve ekzistuese.
“Brenda tri viteve, ne do ta ndërtojmë termocentealin më 500 megavat dhe do ta zgjidhim një herë e përgjithmonë çështjen e energjisë elektrike. Prioritet i yni është edhe renovimi dhe transformimi i blloqeve ekzistuese”.
Limaj tha se “ky është zotimi im dhe më mbani për fjalë”.


