Deputeti nga Partia Demokratike e Kosovës, Bekim Haxhiu, përmes një postimi në rrjetin social facebook, thotë se në këto zgjedhje ka synime edhe më të mëdha për mirëqenien e qytetarëve dhe për një Kosovë më të mirë.
Haxhiu thotë se në pesë mandate deputet kam qenë i përgjegjshëm dhe pranë çdo qytetari që kishte nevojë për mbështetjen e tij.
“Ju premtoj se unë do të vazhdoj të jem po ai njeriu i përkushtuar që dëgjon hallet tuaja dhe i prezanton ato për t’u dhënë zgjidhje”, tha ai.
Postimi i plotë:
Të dashur qytetarë,
Edhe kësaj radhe PDK-ja ma ka besuar rikandidimin për deputet të Kuvendit të Kosovës, sërish me numrin 109.
Në pesë mandate deputet jam munduar të jem i përgjegjshëm, të jem zëri juaj, të jem pranë çdo qytetari që kishte nevojë për mbështetjen time.
Në këto zgjedhje kam synime edhe më të mëdha për mirëqenien e qytetarëve, kam vizion të qartë për zhvillimin e një shoqërie më të drejtë e më të barabartë, për një Kosovë edhe më mirë, andaj tani unë kam nevojë për mbështetjen tuaj.
Ju lutem, bisedoni me familjarët tuaj, me miq e shokë, kërkoni nga ata që të votojnë për:
PDK✅
Bedri Hamazën për Kryeministër Nr.1✅
Bekim Haxhiu për deputet Nr.109✅
Ju premtoj se unë do të vazhdoj të jem po ai njeriu i përkushtuar që dëgjon hallet tuaja dhe i prezanton ato për t’u dhënë zgjidhje.
Me respekt,
Prof.Asoc.Bekim Haxhiu