Sergio Ramos ka qenë pa klub që kur u largua nga Sevilla në fund të sezonit të kaluar dhe ka qenë i lidhur me disa klube.
Me afrimin e merkatos së dimrit, mundësitë shtohen dhe, pas një propozimi të refuzuar në Argjentinë, për Boca Juniors , ka një ftesë tjetër në Amerikën e Jugut, por nga Brazili, transmeton GazetaBlic Sport.
Sipas Goal, Cruzeiro tashmë ka kontaktuar me agjentët e lojtarit 38-vjeçar dhe mund të dalë edhe me një propozim në ditët në vijim, për të vendosur qendërmbrojtësin me përvojë në shërbim të trajnerit Fernando Diniz.
Dihet se Ramos do të preferonte të qëndronte në futbollin evropian – madje u fol për Real Madridin kur u godit nga një valë dëmtimesh në mbrojtje, kështu që bindja e tij për të bërë një lëvizje në Brazil nuk do të jetë e lehtë.
/GazetaBlic Sport/