Lajme

Qeveria ka mbajtur dje mbledhje elektronike, aprovon disa kërkesa

12/27/2024 10:39
nga:N K

Dje, Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar një mbledhje elektronike, shkruan GazetaBlic.

Në këtë mbledhje qeveria ka aprovuar disa kërkesa, ndër to edhe  kërkesën e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve për transfer të mjeteve buxhetore në shumë prej 8,071,700 euro deri nën 25% të ndarjes së ndikuar negativisht në total të kategorive të shpenzimeve për vitin 2024.

Po ashtu janë ndarë 43,940,779 euro për zbatimin e masës 3.2 dhe masës 3.5 të Pakos për Ringjallje Ekonomike.

Tutje kanë aprovuar kërkesën për kursime dhe ndarje, sipas tabelave të bashkangjitura në aneksin A (Kursimet) dhe në aneksin B (Ndarjet).

Si dhe kërkesën për kursime dhe ndarje, sipas tabelave të bashkangjitura në aneksin A (Kursimet) dhe në aneksin B (Ndarjet) për komunat e Mitrovicës së Veriut, Zubin Potokut, Zveçanin dhe Leposaviqit.

“Ndryshuar dhe plotësuar Vendimin e Qeverisë Nr. 08/182 të datës 10.01.2024, i plotësuar dhe ndryshuar me Vendimin e Qeverisë Nr. 03/184 të datës 15.01.2024”, thuhet tutje në komunikatë.