Në moshën 22-vjeçare, Cole Palmer tashmë do të përjetësohet në historinë e Chelseat.
Me golin e shënuar në Boxing Day, kundër Fulhamit , anglezi bëhet lojtari me më shumë gola në një vit në historinë e klubit londinez.
Goli ndaj Fulham tani e vendos Palmerin në krye të listës, me 26 gola.
Lojtari i talentuar mund të rrisë epërsinë në krye të kësaj statistike edhe në ndeshjen kundër Ipswich (30 dhjetor).
/GazetaBlic Sport/