Sporti

PSG pranon të huazojë Skriniar te Galatasaray deri në qershor

12/26/2024 23:15
nga:Lorik J

PSG ka rënë dakord të huazojë qendërmbrojtësin Milan Skriniar te Galatasaray deri në qershor 2025, sipas Nicolo Schira.

Negociatat mes klubeve janë aktualisht në vazhdim, dhe parisienët kanë informuar Galatasarayn për kushtet e tyre.

Kontrata e Milanit është deri më 30 qershor 2028.

Tani “Luanët” do të duhet të bien dakord me lojtarin, i cili aktualisht fiton 11 milionë euro në vit.

/GazetaBlic Sport